Sot nata finale e FEST 61, lista me këngët dhe kodet e votimit për secilin nga pjesëmarrësit
Dritare.net
Një mbrëmje e paharrueshme ishte ajo e natës së tretë e Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, e cila ngjiti në skenë këngëtarë të mirënjohur të muzikës si: Luan Zhegu, Aleksandër Gjoka, Eranda Libohova, Valentin Markvukaj, Josif Gjipali, Bojken Lako, Rosela Gjylbegu, Eneda Tarifa, Redon Makashi, Altin Goci, West Side Family, Soni Malaj, Flori Mumajesi, Gjergj Kaçinari, Capital T, Kamela Islamaj.
Por surprizat e Fest 61 nuk kanë mbaruar ende. Sot në mbrëmje është nata finale e Festivalit ku do të jepen 3 çmime të para: vendi i parë, vendi i dytë dhe vendi i tretë; 1 çmim për artistët e rinj dhe grupet alternative dhe 1 çmim për karrierë, që do të jepen nga juria profesioniste e përbërë nga Producenti Genc Salihu, këngëtarja Alma Bektashi, profesor Zhani Ciko, poetja Rita Petro dhe këngëtari Elton Deda.
Po ashtu, në natën e sotme do të zgjidhet dhe kënga fituese që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Por ndryshe nga çdo vit tjetër, këtë herë është publiku ai i cili me anë të SMS-ve do të përcaktojë se cili do të jetë këngëtari, këngëtarja apo grupi që do prekë skenën e Eurosong. Televotimi për këngën që do përfaqësojë dhe do krenojë Shqipërinë në Eurovizion është hapur mbrëmjen e djeshme. Publiku nga Shqipëria mund të votojë për këngën e preferuar duke dërguar një mesazh me kodin e këngëtarit në numrin 56789, ndërsa nga Kosova në numrin 55789, dhe nga një numër mund të votohet deri në 3 herë.
Më poshtë lista me këngët dhe Kodet e votimit për secilin nga pjesëmarrësit
Enxhi Nasufi 01
Erma Mici 02
Fabian Basha 03
Fifi 05
Urban Band 06
2 Farm 07
Rezarta Smaja 09
Albina dhe familja Kelmendi 10
Sergio Hajdini 11
Rovena Dilo 13
Melodajna Mancaku 14
Gjergj Kaçinari 17
Franc Koruni 18
Petrit Ccarkaxhiu 19
Elsa Lila 20
Gent Hoxha 21
Evi Reçi 22
Manjola Nallbani 23
Alban dhe Lore 25
Vanesa Sono 26