
Sindi dhe Loko të dashur? Ja si qëndron e vërteta!
E Shtunë 30 Janar 2021, 13:01
Dritare.net
Nuk kanë të ndaluar skandalet në “Përputhen”. Një ditë më parë lajmi i lidhjes se Teas me Beartin pushtoi mediat sociale. Ndërkohë sot, është Sindi ajo që po përflitet për një lidhje me Elvisin. Sindi kishte hapur një ‘ask a question’ në Instastory dhe një ndjekëse e ka pyetur nëse janë të vërteta, apo jo lajmet që kanë qarkulluar se ajo është në një lidhje me Lokon. Konkurrentja i është përgjigjur ndjekëses, duke i bërë tag Elvisit dhe shkroi: “A di gjë ti Loko? Se na bënë të lidhur këta”- duke lënë të kuptohet se s’ka asgjë mes tyre. Nuk e dimë sesa e vërtetë është kjo, por siç i thonë një fjale të urtë, atje ku ka zë, s'është pa gjë./K.C/dritare.net

















