
Një e diel tjetër pa Arditin, por lajmi i mirë është se ai u shërua
Dritare.net

Ardit Gjebrea për 2 javë ka qëndruar i izoluar në shtëpi për shkak se ishte infektuar me koronavirus. Gjatë kësaj kohe vendin e tij në “E Diela Shqiptare”, e zunë disa figura shumë të njohura si Marsela Çibukaj, Enkel Demi dhe Gentian Zenelaj. Ai ka tre të diela që nuk shfaqet në skenë për të moderuar programin e njohur. Por lajmi i mirë është se ai së shpejti do të kthehet për shkak se është shëruar nga sëmundja. Ai ka ndarë me ndjekësit një postim në Instagram ku ka shkruajtur:
''Kaq ishte!
Tani filloi rekuperimi dhe së pari falenderoj: Dr. Adrian Jorgjin që më ngriti në këmbë, infermiere Florën për durimin, Anilën engjëll mbrojtës për ditët dhe netët pa gjumë, miqtë që çdo mëngjes më mbushnin inbox të ËhatsApp me merakun e tyre.
Faleminderit dhe të gjithë ju që më keni shkruar dhe uruar shërim të shpejtë, jeni shumë të mirë dhe bekimet tuaja ishin doza e duhur për të mbajtur optimizmin lart, motiv force!
Tani sigurisht do duhet pak kohë deri sa të ndez të 5 motorrët, po kush na nxiton?
Dielli doli.’’ /S.F.-dritare.net


















