Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Nata finale e Kënga Magjike, Gjebrea: Ëndërr e realizuar!

Nata finale e Kënga Magjike, Gjebrea: Ëndërr e realizuar!

Sot është nata finale e festivalit “Kënga Magjike” . Pas 3 mbrëmjesh gare, skena e Pallatit të Koncerteve do të mirëpresë 23 finalistët që do të ndeshen për çmimin e maëdh.

13 artistë shqiptarë dhe 10 të huaj, të rinj dhe të njohur do të votojnë njëri-tjetrin, do të votohen nga juria dhe publiku për të zgjedhur më të mirin në mesin e tyre. Veç çmimit të madh, do të jepen çmime për muzikën më të mirë shqiptare, të huaj dhe për artistët e rinj më të mirë.

Siç u lajmërua nga vetë Ardit Gjebrea në natën e tretë, një artist i njohur i huaj do të performojë në këtë mbrëmje speciale, por emri i tij nuk është zbuluar ende.

Nata finale e Kënga Magjike, Gjebrea: Ëndërr e realizuar!

Gjebrea shprehu përmbushjen e ëndrrës për ta kthyer “Kënga Magjike” në një festival pa kufi, që këtë vit mirëpriti 13 shtete. Për herë të parë në 23 vjet, Gjebrea përshëndeti publikun për të katërtën natë radhazi.

Nata finale e Kënga Magjike, Gjebrea: Ëndërr e realizuar!

"Sonte jam i emocionuar si në ditën e parë të shkollës, si para provimeve të pjekurisë, si para çdo prove mbushur me dyshim në përvojën time shumëvjeçare dhe e gjitha kjo se është përmbushur një ëndërr. “Kënga Magjike” tashmë nuk njeh kufi. E nisëm dy vite më parë si një eksperiment dhe ja ku mbërritëm në këtë edicion me pjesëmarrjen e 13 shteteve. Askush nuk e besonte se ky festival do të rritej kaq shumë sa nuk do të mjaftonin tri netët tradicionale, ndaj zonja dhe zotërinj, për herë të parë në historinë 23-vjeçare të festivalit “Kënga Magjike”, mirëmbrëma për të katërtën natë", u shpreh Gjebrea.

/L.F-dritare.net