Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Jeta në instagram duket e lehtë/ Aulona Musta tregon të kundërtën

Jeta në instagram duket e lehtë/ Aulona Musta tregon të

Sa e thjeshtë duket jeta në instagram! Foto të bukura, njerëz të lumtur, udhëtime. Por çfarë fshihet pas këtyre postimeve? Duhet të kemi parasysh se instagrami, nuk është shumë për të folur për problemet. Por kjo nuk do të thotë, se jeta pas atyre fotove është fushë me lule.

Jeta në instagram duket e lehtë/ Aulona Musta tregon të

Në kutinë e mesazheve të Aulona Mustës, vijnë shumë komente të tilla. Se sa në terezi e ka jetën.

Po, edhe mund ta ketë.

"Asgjë e mirë në këtë jetë nuk vjen falas, pa u munduar, pa punuar, pa derdhur djersë. Pa investuar te vetja dhe te të gjitha gjërat që ti dëshiron të kesh në jetë", shkruan Musta në instagram.

Jeta në instagram duket e lehtë/ Aulona Musta tregon të

Por si është jeta e saj përtej rrjeteve sociale? As më pak e as më shumë si e të gjitha vajzave që mundohen të ngjisin shkallët një e nga një. Mbi të gjitha, vetë.

Jeta në instagram duket e lehtë/ Aulona Musta tregon të

" E sapo ardhur nga një ditë e ngarkuar pune, e rraskapitur, me te vetmen dëshirë për t’u shtrire e qetësuar por jo, është fëmija që pret për të bërë detyrat, është gjella që duhet bërë për nesër, janë biskotat që i premtova Amarës se do t'ia bëja, më pas janë punët e shtëpisë, është puna për "Në formë me Aulonën", që duhet të dalë pasnesër dhe duhet t’i jap dorën e fundit, janë shume faqe word që duhen shkruar për një projekt te ri, janë studimet që duhet të bëhen çdo darkë për një provim që kam në tetor... ndërkohë e vetmja gjë që do doje është të shikoje një film në Netflix (aktivitet qe ke që nga karantina që e ke “harruar”).

Jeta në instagram duket e lehtë/ Aulona Musta tregon të

Dhe ti kujton se është e lehtë? Jemi të gjitha njësoj", shkruan ajo përkrah fotove./L.F-dritare.net