
Ilva Tare i uron ditëlindjen Eduard Selamit me foton e ëmbël
E Premte 22 Janar 2021, 18:06
Dritare.net
Eduard Selami feston sot ditëlindjen. Nuk ka munguar urimi nga bashkëshortja e tij, gazetarja Ilva Tare. Ilva ka zgjedhur këtë ditë të veçantë për të postuar një foto me shokun e jetës, ndërsa i uron ditëlindjen. Në foton që postoi në Instagram, Ilva shihet teksa ecën krahë për krah me burrin, të dy duke buzëqeshur.
Çifti duket shumë i lumtur pranë njëri tjetrit. E ndërsa poston foton, gazetarja shkruan:“Mirënjohëse çdo ditë! Gëzuar ditëlindjen Eduard Selami! E bekuar!”/K.C/dritare.net

















