
Atdheu rikthehet në Për'puthen/ Shpërthen Blerimi: Është njësoj me Antonelën, të dy manipulatorë!
Dritare.net
Pas kërkesës së vajzave dhe dëshirës së publikut, Atdheu i cili ishte pezulluar nga "Përputhen" u rikthye sërish ditën e sotme. Ai do të zhvillojë një takim të plotë me Antonelën, pas takimit 4 minutësh që patën një javë më parë në studio. Por ky rikthim i Atdheut nuk u prit shumë mirë nga disa djem të tjerë duke veçuar Blerimin i cili ka pasur disa takime me Antonelën.
Ky i fundit tha se nuk ka asgjë kundër Atdheut, por nuk i pëlqejnë lojërat që ai bën me Antonelën duke i cilësuar të dy manipulatorë.
"Unë nuk kam inate personale me Atdheun, biles mu bë qejfi atë ditë që erdhi. Mua vetëm nuk më pëlqejnë fallcitetet tek njerëzit, shëtitjet në Sarandë, udhëtimet nga jugu në veri. Unë jam i sigurt se këta të dy janë sqaruar tek lokali i Atdheut. Nuk kam fakte, por jam i sigurt që janë takuar. Deri tani dyshimet e mia janë që këta të dy janë shumë të njëjtë për t’i manipuluar njerëzit”, tha Blerimi.
Ndërsa Atdheu u shpreh se ky ishte thjesht mendimi i Blerimit por se ai do ti provojë të kundërtën.
"Është mendimi i Blerimit, unë e respektoj, por me kohën do vërtetoj të kundërtën. Për punën e Sarandës nuk është e vërtetë, kemi rastisur në të njëjtën ditë, nuk jemi takuar atje. Unë kam ikur në Sarandë për punët e mia, por nuk jemi takuar”, tha Atdheu./M.M-dritare.net

















