Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

GJKKO lë në burg Erion Veliajn! Çfarë informacionesh u mblodhën në dy muaj!

GJKKO lë në burg Erion Veliajn! Çfarë informacionesh u

GJKKO ka lënë në burg kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet prapa hekurave që prej datës 10 shkurt të këtij viti.

Gjykata ka hedhur poshtë kështu revokimin për ndryshimin e masës për Erion Veliaj, por edhe për biznesmenin Elman Abule.

Mësohet se në seancën e sotme Gjykata e Posaçme u njoh me informacionin dy mujor dhe veprimet hetimore të kryera nga SPAK.

Prokuroria e Posaçme, nga ana e saj ka deklaruar se gjatë kësaj kohe janë kryer 114 veprime hetimore që lidhen me dosjen ndaj Veliajt, duke përfshirë kontrollin e celularëve të sekuestruar si dhe marrjen e dëshmisë./E.P-dritare.net