Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Almeda Abazi: Dua t’i rris fëmijët me kulturën shqiptare

Almeda Abazi: Dua t’i rris fëmijët me kulturën shqiptare

Almeda Abazi është ish miss-i shqiptar që jeton prej vitesh në Turqi. Ajo është e martuar me aktorin e famshëm turk, Tolgahan Sayisman, me të cilin ka dhe dy fëmijë, djalin Efehan dhe vajzën Alina.

Së fundmi, ajo ka dhënë një intervistë për revistën Bordo ku k treguar planet e saj për të ardhmen dhe lidhjen me Shqipërinë.

Almeda ka treguar se dëshiron që të kalojë më shumë kohë me fëmijët në Shqipëri pas do që t’i rrisë me kulturën dhe traditat shqiptare. Madje tha se kanë menduar që të blejnë një shtëpi në Shqipëri dhe se Tolga nuk e kishte aspak problem. Ajo tregoi edhe se cilat janë ushqimet shqiptare që aktori i famshëm preferon.

“Sigurisht, dhe mund të them që e kemi vendosur dhe shumë shpejt do e kemi sepse dhe Tolga e pëlqen shumë Shqipërinë dhe ndihet shumë i lumtur dhe komod atje. Ëndrra ime është që muajt e verës t’i kaloj në Shqipëri me fëmijët sepse dua shumë që t’i rris me traditat dhe gjuhën shqipe. Tolga I pëlqen shumë ushqimet që gatuan mami im. Sidomos byrekun me mish dhe tavën e kosit.”, tha Almeda./M.K/dritare.net