Na ndiqni edhe në

Shqip

Kritika e gjuhëtarit: Si mund të hiqet fjala shampo nga fjalori?!

Kritika e gjuhëtarit: Si mund të hiqet fjala shampo nga fjalori?!

Gjuhëtari Xhevat Lloshi në Shqip nga Rudina Xhunga, DritareTv ka kritikuar specialistët që botojnë fjalorin e Gjuhës Shqipe, duke theksuar se në këtë libër kaq të rëndësishëm është hequr fjala, shampo.

Zoti Lloshi shpjegoi se duke u ribotuar në fjalorin e Gjuhës Shqipe janë hequr disa fjalë që janë mjaft popullore dhe të përdorura prej shekullit të 19-të.

“Moda është kalimtare. Moda është shumë e keqe për të përdorur fjalë të huaja. Nuk të nderon sot kjo gjë. Pse? Sepse të gjithë dinë fjalë të huaja sot, nuk krijon dot përshtypje duke përdorur fjalë të huaja. Unë kritikoj veten time, edhe (lagjen) time të gjuhëtarëve.

Do jap dy shembuj që besoj janë katastrofik.

Akademia botoi në 1980-ën fjalorin e Gjuhës Shqipe dhe prej atëherë e ka ribotuar disa herë, duke bërë dhe disa ndryshime. Ndonjëherë vendosin edhe ndonjë fjalë të re. Në fjalorin e fundit të Gjuhës Shqipe i botuar më 2020-ën, nuk është fjala shampo. Këta që e ripërtypin fjalorin, nuk kanë në shtëpi as nëna, as gra, as motra apo kushërira që blejnë shampo? Nuk ekziston më në fjalor fjala shampo. Nëse shkon në dyqan dhe do të kërkosh shampo, si do t’i thuash ndryshe? Shampo është fjalë angleze e viti 1823.

Është fjalë e fillimit të shekullit XVIIII, anglisht. Në Itali është prodhuar dhe përdorur në vitin 1930 dhe sigurisht ka ardhur dhe përdorur edhe në Shqipëri. Si mund të themi ne që në Shqipëri nuk ka shampo, sepse fjalori nuk e ka? Është zhdukur nga fjalori i Gjuhës Shqipe, e kam parë në të gjithë fjalë për fjalë!”, tha zoti Lloshi./M.K-dritare.net