Na ndiqni edhe në

Shkruaj në Dritare

UÇK-në nuk ka gjyq që e gjykon!

UÇK-në nuk ka gjyq që e gjykon!

Nga Ermal Peçi

Prej kohësh gjykata e Hagës është munduar të vendosi një shenjë barazie midis Serbisë dhe Kosovës. Që nga koha e Carla Del Ponte-s e cila drejtonte Gjykatën e Hagës dhe nga projekti i Matt Ahtisarit janë bërë shumë përpjekje për të krijuar një pamje jo reale të asaj që çfarë ndodhi në Kosovë.
Carla Del Ponte, në librin e saj përdori të dhëna të rrejshme për krimet e pretenduara të UÇK-së e që ishte shfrytëzuar nga Dick Marty për raportin e tij “famëkeq”. Raporti “famëkeq” i Dick Marty akuzonte ish-funksionarë të lartë të UÇK-së për trafikim organesh, ishte një aktakuzë ndaj Hashim Thacit, Kadri Veselit dhe një sërë funksionarësh të lartë.

Një aktakuzë e cila kërkonte të vendoste një shenjë barazie midis pushtuesit dhe vendit që kërkonte liri. Një shenjë barazie midis gjakatarit dhe viktimës e cila shërbente për të zhvlerësuar luftën për liri të shqiptarëve të Kosovës. Atë që bota e pa me sytë e saj, ish-funksionarë me axhenda politike dëshirojnë ta deformojnë me shkresa administrative për të njollosur një luftë të shenjtë e cila solli lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Nderkohë shumë prej luftëtarëve të UÇK-së janë përballur me drejtësinë dhe po përballen akoma me keto burokraci që kërkojnë të njollosin dhe të bëjnë pis luftën për liri. Ramush Haradinaj një nga komandatët e lartë të UÇK-së është përballur disa herë me padrejtësitë mbi kurrizin e tij për shkak të burokracive administrative. Dy herë është përballur me Gjykatën në Hagë dhe ka dalë fitimtar dukë pastruar figurën e vet dhe luftën e drejtë të Kosovës.

Prej 1 viti Hashim Thaci, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi gjenden pas dyerve të Hagës duke vuajtur aktakuzat e pavërteta ndaj tyre. Ajo që Thaci firmosi para disa vitesh për krijimin e Gjykatës Speciale sot po kthehet në një gijotinë për të vetët. Sot Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u shpallën fajtorë nga Dhomat e Specializuara dhe u dënuan me katër vjet e gjysmë burgim.
Një Gjykatë Speciale e cila flet në emër të shqiptarëve të Kosovës por që ska asnjë lidhje me ata njerëz. Pavarësisht dënimeve dhe aktakuzave të ngritura ne e dimë shumë mire që sot pavarësia e Kosovës erdhi prej trimërisë së këtyre burrave patriotë dhe disa njerëzve të penës dhe sidomos mbështetjes së SHBA-së.

Ne kemi vuajtur dhe bota ka degjuar dhe ka pare me sytë e saj kriminalitetin dhe mostruozitetin e regjimit të Milosheviçit dhe masakrat ndaj njerëzve të pafajshëm në Kosovë. Lufta e UÇK-së ka qënë një luftë e shenjtë për liri dhe prandaj sot e përjetë UÇK-në nuk ka gjyq që e gjykon./Dritare.net