
Nga Etleva Pushi
Nëse do të kuptosh Lindjen e Mesme, lexo Amos Oz, zëri më i kthjellët dhe paqësor i atyre anëve. "Rrëfenjë për dashurinë dhe errësirën" (A tale of love and darkness).
Përkthyer nga Etleva Kondakçiu Pushi dhe Sokol Bega. Libri dhe autori im më i dashur!
Kur isha gati duke e përfunduar përkthimin, ndodhi që krejt papritur më vdiq im atë. Lexusit e prisnin librin nga Flutura Açka, shtëpia e saj botuese "Skandërbeg Books", dhe me traumën që hoqa, nuk do ia kisha dalë dot pa ndihmën e paçmuar të shokut tim më të mirë, një prej njohësve më skrupulozë të shqipes, me të cilin punoja në një zyrë atëherë. Diskutonim me orë të tëra edhe për një fjalë të vetme. Janë përvoja që të shenjojnë jetën!
Oz është nga ata shkrimtarë që edhe në përkthimin më mediokër, do mbeste mjaftueshëm për të të magjepsur. Thjeshtësia dhe vërtetësia e tij janë çarmatosëse. Ky libër nuk është thjesht biografia e Amos Ozit, por e një shteti të tërë, e një populli që deri vonë ishtë një popull librash./dritare.net

















