Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Palnikaj: Pal Engjëlli ishte djali i tezes së Skënderbeut!

Palnikaj: Pal Engjëlli ishte djali i tezes së Skënderbeut!

Mark Palnikaj zbuloi në Shqip nga Dritan Hila në Dritare TV rezultatet e kërkimeve të tij më të fundit në Arkivat e Vatikanit, duke u fokusuar te figura e Pal Engjëllit, autorit të 'Formulës së Pagëzimit' (1462). Palnikaj deklaron se ka gjetur dokumente origjinale latine, të cilat, të analizuara nga ekspertët më të mirë të paleografisë në Vatikan, konfirmojnë përfundimisht lidhjen e gjakut midis Pal Engjëllit dhe Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Sipas dokumentit, Pal Engjëlli cilësohet si 'consobrino' i Skënderbeut, një term specifik në latinisht që do të thotë 'djalë teze' (djali i motrës së nënës). Ky zbulim ka një rëndësi të jashtëzakonshme historike sepse vërteton se nëna e Skënderbeut, Vojsava, ishte nga familja fisnike arbërore e Muzakajve (motra e saj ishte martuar në familjen Engjëlli), duke hedhur poshtë përfundimisht çdo pretendim sllav për origjinën e saj./L.F-dritare.net