Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shkodra Elektronike” ndez skenën europiane në Eurofesta

Shkodra Elektronike” ndez skenën europiane në Eurofesta

Shkodra Elektronike mbrëmë e ndezi skenën e Eurofesta, në E-Work Arena të Busto Arsizio, Itali, një event që bashkoi artistë të brezave të ndryshëm të Eurovision-it.
Në këtë koncert morën pjesë yje të Eurosong 2025, si JJ, fituesi i këtij viti që përfaqësoi Austrinë me këngën “Waisted Love”, Kyle Alessandro nga Norvegjia dhe Ziferblat nga Ukraina, si edhe fitues të edicioneve të mëparshme, mes tyre Emmelie de Forest, KEiiNO, Efendi, Sunstroke Project, Raiven, Luke Black dhe Aiko.
Për Shkodra Elektronike, kjo skenë shënon një tjetër hap në konsolidimin e tyre në skenën europiane.

Shkodra Elektronike” ndez skenën europiane në Eurofesta

Grupi po përgatitet për një moment të rëndësishëm në Tiranë. Më 19 dhjetor, Shkodra Elektronike publikojnë single-in e ri “Fosforon” që pritet të jetë si një nga projektet më të veçanta të muzikës moderne shqiptare.

“Fosforon” vjen si paralajmërim i albumit të tretë të grupit, pas dy albumeve të mëparshme Live @ Uzina dhe Shndrit(2025), me këngë ku ndërthurej elektronika me elementë të traditës imazhit dhe poezisë që janë identiteti i Shkodra Elektronike.

Në të njëjtën mbrëmje do të kenë performancën e tyre të parë audio–vizuale në kryeqytet, në hapësirën MINUS1 (parkingu i sheshit “Skënderbej”), duke nisur nga ora 22:00.

Shkodra Elektronike” ndez skenën europiane në Eurofesta

Koncerti në MINUS1 është konceptuar si një përvojë që shkon përtej formatit tradicional, ku muzika, performanca artistike dhe teknologjia ndërthuren në një skenë të vetme. Bashkë me Shkodra Elektronike do të jenë edhe dy artistë të skenës avantgardë të muzikës elektronike, si Sahati dhe Clap!Clap!, emra që ndajnë të njëjtën qasje moderne ndaj muzikës./dritare.net