Sulmi me armë në Universitetin Brown: Çfarë dihet deri tani
Dritare.net

Të paktën 16 persona humbën jetën dhe rreth 30 të tjerë u plagosën në një sulm të armatosur në Bondi Beach, një nga plazhet më të famshme të Sidneit, gjatë një feste hebraike për Hanukkah. Autoritetet australiane e kanë cilësuar ngjarjen si një sulm terrorist me motive antisemitizmi.
Sipas policisë, dy burra të armatosur hapën zjarr ndaj turmës së mbledhur për aktivitetin “Hanukkah by the Sea”, ku merrnin pjesë rreth 1,000–2,000 persona, përfshirë shumë familje me fëmijë. Sulmi ndodhi në orët e pasdites, ndërsa festa po zhvillohej në Archer Park, pranë vijës bregdetare.
Mes viktimave janë rabin i Sidneit Eli Schlanger, një vajzë 12-vjeçare dhe një i mbijetuar i Holokaustit. Dy efektivë policie ndodhen në gjendje shumë të rëndë. Policia bëri të ditur se një nga sulmuesit u vra gjatë ndërhyrjes, ndërsa tjetri u plagos rëndë. Në zonë u gjetën gjithashtu mjete shpërthyese artizanale në një automjet, çka rriti frikën për një bilanc edhe më tragjik.
Një rol kyç në ndalimin e sulmit pati një kalimtar, Ahmed al Ahmed, 43 vjeç, i cili me guxim u hodh mbi njërin nga agresorët dhe e çarmatosi, duke shpëtuar jetën e shumë njerëzve. Kryeministri i shtetit të New South Wales, Chris Minns, e quajti atë “një hero të vërtetë”.
Njëri nga autorët është identifikuar si Naveed Akram, 24 vjeç. Autoritetet po hetojnë lidhjet dhe motivet e sulmit, ndërsa shtëpia e tij është bastisur dhe disa persona janë shoqëruar nga policia.
Ngjarja ka rritur masat e sigurisë për objektivat hebraike në Australi dhe në disa vende të tjera, ndërsa hetimet për këtë një nga sulmet më të rënda jashtë Izraelit vazhdojnë./L.F-dritare.net