Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shitet “Telekom Albania”

Shitet “Telekom Albania”
“Albania Telecom Invest AD” blen Telekom Albanian. Grupi grek, OTE i cili është në pronësi të rrjetit gjerman të telekomunikacionit, Deutsche Telecom dhe zotëron 99.79% të aksioneve të Telekom Albania, njoftoi këtë të mërkurë se, është bërë e mundur shitja e Telekom Albania. “Albania Telekom Invest AD”  e bleu Telekom Albanian 50 milionë euro.

“OTE ka ndërmarrë një marrëveshje për të shitur të gjithë aksionet e Telekom Sh.A (Telekom  Albania) kompanisë bullgare Albania Telecom Invest AD për një vlerë totale prej 50 Milion Euro. Albania Telecom Invest AD drejtohet nga Z. Spas Roussev, i cili zotëron shumicën e aksioneve të operatorit të telekomunikacionit Bullgar, Vivacom, dhe Z. Elvin Guri, Investitor Shqiptaro – Bullgar.”,-thuhet në njoftimin zyrtar.

Ndërkohë, presidenti dhe Drejtori Ekzekutiv i OTE-së, Michael Tsamaz, tha se, shitja e Telekom Albania përmbyll investimin e suksesshëm të grupit OTE, në Shqipëri.

“Është një vendim strategjik i Grupit OTE i cili po ridimensionon prioritetet dhe planet afatgjata të zhvillimit, në mënyrë që të krijojë vlerë të shtuar për aksionerët dhe të sigurojë zhvillim të qëndrueshëm. Dua të falënderoj stafin manaxhues dhe të gjithë punonjësit e Telekom për arritjet e kompanisë deri më sot dhe për bashkëpunimin me Grupin OTE. Blerja e kompanisë nga një grup i fuqishëm investitorësh garanton rritjen e kompanisë dhe kushtet për fuqizimin e saj në tregun vendas.",- tha Tsamaz./K.C/dritare.net