
Shifra alarmante/ Shqipëria zë vendin e katërt në Europë, për aksidentet rrugore
E Premte 25 Nëntor 2016, 16:04
Dritare.net

Rrugët e Shqipërisë konsiderohen ndër më vdekjeprurëset me 20.4% viktima për 100 mijë banorë. Vendin e parë e mban Kazakistani me 24.2% viktima.
Në të dytin, renditet Kirgistani me 22% viktima dhe në të tretin Rusia me 20.8% viktima.
Aksidentet rrugore shkaktojnë thuajse një viktimë çdo ditë në Shqipëri dhe kanë marrë mbi 26 mijë jetë njerëzish në periudhën postkomuniste.

















