Sherri mes biznesmenëve në Radhimë, Gjykata e Vlorës jep masat për 5 të arrestuarit
Sunday 6 September 2026, 15:03
Dritare.net

Gjykata e Vlorës ka caktuar masat e sigurisë për pesë personat e arrestuar pas konfliktit mes biznesmenëve në ambientet e hotelit “Regina Palm” në Radhimë.
Për Angjelo Breshanin, i cili dyshohet se është badigardi i përfshirë në ngjarje, gjykata ka vendosur masën “arrest në shtëpi”, ndërsa për Luan Muçën është caktuar masa “detyrim paraqitjeje”.
Ndërkohë, Blerim Heta, Klaudjo Lleshaj dhe Mandrit Lleshaj janë lënë në “arrest në burg”.
Për të njëjtën ngjarje, autoritetet kanë shpallur në kërkim edhe gjashtë persona të tjerë. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e konfliktit dhe përgjegjësitë e personave të përfshirë./K.C/dritare.net