Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shënohet rasti i parë në botë kur kanceri është ngjitës

Shënohet rasti i parë në botë kur kanceri është

Dihet tanimë nga ana shkencore që sëmundja e kancerit nuk është një sëmundje ngjitëse, por krejt papritur 3 pacientë kanë vdekur deri më tani nga transmetimi i kësaj sëmundje nga një person tek tjetri.

Gjithaçka ka nisur disa vite më parë, kur një 53-vjeçre e cila vdiq pasi vuante nga një ishemi, u bë donator e organeve tek 4 persona të tjerë.

Por 6 vite nga ky transplant, tre pacientë kanë vdekur njësa i katërti u diagnostikua me sëmundje të rëndë por arriti të mbijetonte.

Kanceri nuk ishte identifikuar tek orgnet e dhuruara, çka ka rezultuar fatale për 3 persona.

Tumori nuk ishte dalluar nga mjekët para dhurimit të organeve. Në trupat e marrësve të Ekspertët thonë se shanset që kanceri të merret nga transplanti i një organi janë shumë të vogla, 1 në 10 mijë.

Kjo është hera e parë që dokumentohet kalimi i kancerit nga një pacient tek një tjetër./ I.M-Dritare.net