
Shenjat astrologjike që adhurojnë më shumë të bëjnë dashuri
Dritare.net
Marrëdhënia intime në çift është diçka natyrale, por jo të gjithë janë shumë të dhënë dhe duan ta praktikojnë shpesh. Zbuloni shenjat që i adhurojnë më shumë këto momentet.
Dashi. Të udhëhequra nga Marsi, femrat e shenjës së dashit janë seksualisht mjaft aktive. Meshkujt nga ana tjetër janë të paparashikueshëm dhe nuk të japin shumë kohë përgatitjeje në shtrat. Pasioni është gjithmonë mbizotërues nëse kalo çaste intime me një dash.
Peshqit. Të udhëhequr nga Neptuni, personat e shenjës së peshqve adhurojnë të bëjnë dashuri, por ama duan që here pas here te përjetojnë diçka ndryshe. Ata mërziten nëse bëjnë përherë të njëjtën gjë prandaj duhen surprizuar.
Peshorja. Intelekti i ndez peshoret e ekuilibruara. Ato adhurojnë të bëjnë dashuri, por dhen joshur me inteligjencë për të arritur në aktin final. Parapërgatitja është thelbësore për ta, pasi në të kundërt do ja mbathin.
Demi. Ashtu si peshoret, demat kanë nevojë për parapërgatitje për të bërë dashuri. Ata adhurojnë përkëdheljet dhe ledhatimet e me anë të tyre joshen edhe më tepër. Jepuni pak kohë dhe keni për ta para sesi do ju dashurojnë.
Virgjëresha. Sensualiteti dhe tërheqja fizike janë fjalët kyçe për të pasur një marrëdhënie dashurore me një virgjëreshë. Josheni me delikatesë dhe keni për të parë magjinë që ajo mund të sjellë.
Ujori. Personat e shenjës së ujorit adhurojnë të bëjnë dashuri më shumë sesa të flasin. Duke qenë edhe paksa të egër ata krijojnë ambiente ndryshe nga të tjerët dhe emocionet pranë tyre janë përherë të forta. /A.S-Dritare.net

















