
Femra ideale për çdo mashkull, sipas shenjës së tij astrologjike
Dritare.net
Ja çfarë femre i përshtatet çdo mashkulli sipas shenjës që ai ka në zodiak.
Dashi. Ky mashkull adhuron një femër të pavarur dhe me shpirt të lirë pasi vetëm me të mund të ketë një lidhje interesante dhe pasionante. Për sa i përket pamjes, ai pëlqen stilin sportiv.
Demi. Ky mashkull adhuron një femër tradicionale që vishet mirë, flet ngadalë dhe qetësisht. Ai dëshiron gjithashtu që ajo të jetë e matur me paratë, por që duke harxhuar pak të dijë të zgjedhe produktet e duhura. Për të cilësia vlen më shumë sesa sasia. Një femër të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë ai e adhuron.
Binjakët. Partnerja e tij duhet të jetë çdo gjë përveçse e mërzitshme. Në fakt ajo duhet të dijë të bëjë shaka dhe të shtrojë pyetje interesante. Ai adhuron gjithashtu femrat që janë aktive në jetën sociale. Po të jetë edhe intelektuale sigurisht që është një bonus. Një femër që di të flasë mirë edhe në publik është gjithmonë e vlerësuar.
Gaforrja. Ky mashkull dëshiron që partnerja e tij të jetë shtëpiake e mirë dhe nuk i intereson shumë karriera. Kjo nuk do të thitë se nuk preferon që ajo të punojë, por duhet që puna të mos i marrë shumë kohë dhe përkushtim. E në fakt gaforret janë përgjithësisht shumë familjare.
Luani. Një mashkull i kësaj shenje adhuron femrat që kanë besim tek vetja dhe që dinë të mbrojnë idetë e tyre. Ai gjithashtu preferon që femra që do ketë në krah të kujdeset për pamjen dhe veshjen në tërësi.
Virgjëresha. Femra ideale për këtë mashkull duhet të jetë e përgjegjshme, inteligjente dhe realiste. Për sa i përket pamjes ai pëlqen ato që nuk veshin ngjyra shumë të ndezura dhe nuk duan të bien gjithë kohës në sy. Stili klasik iu pëlqen tej mase. Një mashkull virgjëreshë adhuron edhe një femër që kujdeset për shëndetin, që e adhuron punën që bën dhe nuk është e zhurmshme.
Peshorja. Femra ideale për një mashkull peshore duhet të jetë elegante, diplomate dhe e edukuar. Ai nuk i duron dot ato që janë të pasjellshme dhe pamja ka rëndësi të madhe. Një femër që ka njohuri për artin dhe politikën është gjithmonë më e vlerësuar.
Akrepi. Ky mashkull kërkon thellësinë emocionale tek një femër dhe urren sipërfaqësinë. Femra ideale për të është intensive, misterioze dhe e fuqishme.
Shigjetari. Ky mashkull pëlqen një femër që nuk e ka humbur ende tipin e saj fëmijënor, që është e ndershme, inteligjente dhe e ngrohtë. Pamja nuk ka shumë rëndësi për ta, por ajo duhet të jetë edhe miqësore dhe spontane. Duke qenë se një mashkull shigjetar adhuron kulturat dhe gjuhët e huaja, bonus do ketë ajo që është e një kulture tjetër dhe flet gjuhë të huaj.
Bricjapi. Një mashkull i kësaj shenjë dëshiron që partnerja e tij të jetë praktike dhe tradicionale. Një femër karriere është sigurisht më idealja. Një e veçantë e një mashkulli bricjap është se ai adhuron femrat më të mëdha në moshë.
Ujori. Ky mashkull adhuron femrat e çuditshme, që kanë guxim dhe shumë besim në vetvete. Inteligjenca është gjithashtu tërheqëse.
Peshqit. Femra ideale për këtë mashkull duhet të jetë ëndërrimtare dhe aspak agresive. Nëse ka aftësi artistike, sidomos nëse merret me muzikë apo pikturë, do jetë edhe më e vlerësuar. /A.S-Dritare.net

















