
Dhurata që ëndërron të marrë secila shenjë astrologjike
Dritare.net
Festat e fundvitit po afrohen dhe të gjithë po mendojmë për dhuratat që do bëjnë. Nëse doni që ajo që do zgjidhni t’i pëlqejë personit të dashur, zbuloni çfarë pëlqejnë ata më shumë.
Dashi: Disa mësime yoga. Duke qenë se personat e kësaj shenje duan të jenë përherë energjikë dhe të fortë, aktiviteti fizik e veçanërisht yoga do ju pëlqente shumë. Ofrojini disa orë yoga dhe do e kënaqni shpirtërisht dhe fizikisht.
Demi: Një palë pizhame. Nëse doni ta suprizoni një të afërm të kësaj shenje zgjidhni një komplet pizhamesh të këndshme dhe ai do ju falënderojë pamasë.
Binjakët: Një libër. Personat e kësaj shenje pranojnë çdo lloj dhurate që mund t’iu bëni, por duke qenë se adhurojnë leximin, me një libër do i kënaqni më shumë. Falë tij do mësojnë gjëra të reja dhe do frymëzohen.
Gaforrja: Kohë dhe ngrohtësi. Personat e kësaj shenje janë nga ata që nuk parapëlqejnë një dhuratë për festa, por pak kohë për të qëndruar me ta, një kafe apo një vakt i konsumuar së bashku. Ata janë të dashur dhe duan të bisedojnë me ata që duan.
Luani: Një orë. Personat e kësaj shenje duan të duken e të shkëlqejnë përherë. Me një orë të re dhe të veçantë ata do tërheqin vëmendjen prandaj do ishte një dhuratë ideale.
Virgjëresha: Një bllok të veçantë shënimesh. Mendimet e personave të kësaj shenje janë shumë të rëndësishme dhe shpesh ata i shkruajnë ato. Dhurojuni një bllok interesant dhe ata do gëzohen pamasë.
Peshorja: Një palë kufje të reja. Ata janë përgjithësisht të heshtur dhe nuk duan të shqetësojnë të tjerët. Nëse doni t’i kënaqni dhurojuni një palë kufje të reja të veçanta. Me to ata do ndihen në një botë më të mirë.
Akrepi: Një video lojë. Edhe pse mund të rriten, personat e kësaj shenje duan të argëtohen në çdo moment. Dhurata më e mirë që mund t’iu bëni për festa është një vide lojë e re.
Shigjetari: Një biletë për udhëtim ose për koncert. Mos u mendoni shumë për të gjetur një dhuratë për personat e kësaj shenje, blini një biletë për një udhëtim ose për një koncert dhe do i kënaqni pafundësisht.
Bricjapi: Një lojë. Personat e kësaj shenje preferojnë të kalojnë herë pas here kohë vetëm duke luajtur shah apo ndonjë lojë tjetër. Kjo gjë i argëton dhe iu stërvit trurin. Do i kënaqni nëse iu dhuroni një lojë të tillë të çfarëdo lloji.
Ujori: Një ftesë për të parë një dokumentar ose disa mësime online. Personat e kësaj shenje adhurojnë gjërat që i futin në mendime dhe duan të mësojnë përherë gjëra të reja. Propozojuni një dokumentar ose disa orë mësimi onlline për të mësuar gjëra që nuk i dinin.
Peshqit: Diçka që lidhet me artin, muzikën dhe çdo gjë tjetër unike. Personat e kësaj shenje janë romantikë dhe artistë të vërtetë. Diçka që lidhet me artin në tërësi dhe që është vërtet e veçantë, atyre do iu pëlqejë tej mase. /A.S-Dritare.net

















