Na ndiqni edhe në

Shenja Juaj

5 shenjat astrologjike më të nxehta të zodiakut

5 shenjat astrologjike më të nxehta të zodiakut

Shenjat astrologjike kanë ndikim shumë të madh tek sjellja në tërësi dhe tek ajo në shtrat në veçanti. Nëse doni të keni një jetë seksuale të zjarrtë, pyeteni dike për shenjen astrologjike para se të hidhni hapa më tej. Ja 5 më të mirët.

1. Akrepi

Për personat e kësaj shenje seksi është jetësor. Ata dominojnë në shtrat, japin gjithçka nga vetja për ta bërë partnerin të ndihet mirë dhe të përjetojë sa më shumë kënaqësi. Duke qenë se e shohin seksin edhe si një sport, ata duan ta praktikojnë shpesh për të mos u ndier nervozë. Nëse doni butësi dhe ngadalësi, më mirë kërkoni dikë tjetër.

2. Dashi

Mjaft impulsivë, dashët duan të bëjnë dashuri papritur dhe në vende të veçanta. Personat e kësaj shenje e lënë gjithmonë veten në dorë të ndjenjave të momentit dhe me ta mund të kalosh netë të çmendura.

3. Shigjetari

Personat e shenjës së shigjetarit janë të respektueshëm dhe të ngrohte, por nga ana tjetër kanë një shije të theksuar për seksin e egër e ndonjëherë edhe të dhunshëm. Ata pëlqejnë çastet intime spontane dhe duan që ato të jenë të shpeshta dhe në vende nga më të veçantat. Këta partnerë janë ideale për ata që duan më tepër aventura pasionante.

4. Demi

Pasionantë e sensualë, demat duan t'i bëjnë gjërat mirë. Pasi fitojnë besimin e personit neë krah, ata bëjnë gjithçka për ta kënaqur atë dhe për ta bërë të ndihet më mirë se asnjëherë më parë. Përkujdesi është një tipar i adhurueshëm i tyre.

5. Peshorja

Nëse jeni romantikë, do e adhuroni një peshore. Ata nuk jetojnë dot pa dashuri, duan të qëndrojnë shume afër atij që duan dhe japin gjithçka për kënaqësi sa me të forta. /A.S-Dritare.net