Na ndiqni edhe në

Shenja Juaj

4 shenjat astrologjike që joshin më shumë

4 shenjat astrologjike që joshin më shumë

Kur vjen momenti për të joshur, disa shenja astrologjike janë më të shkathëta se të tjerat. Zbuloni cilat janë ato që kanë një prekje më magjike se të tjerat.

4. Shigjetari

Personave të kësaj shenje astrologjike nuk ju pëlqen t’i bien rreth e rrotull kur joshin, por janë shumë të drejtpërdrejtë. Ata e shprehin menjëherë pëlqimin. Nga ana tjetër shigjetarët kanë shumë humor dhe dinë të joshin me këtë armë dhe me buzëqeshjen e tyre vrastare.

3. Peshorja

Personat e kësaj shenje janë shumë të zotët në komunikim. Kjo gjë i bën që të tjerët t’iu afrohen e të kenë qejf t’i dëgjojnë. Shpesh kjo aftësi i bën të fitojnë vëmendjen e të gjithëve. Joshja pra vjen spontanisht për ta.

2. Luani

Personat e kësaj shenje janë të fiksuar pak pamjes dhe ky fiksim jep frytet e veta kur vjen puna tek joshja. Njerëzit tërhiqen fillimisht nga pamja, veshja, flokët, makijazhi e çdo gjë tjetër. Luanët janë krenarë dhe nëse dikush i refuzon, duhet të përgatiten për reagimin.

1. Akrepi

Kjo në fakt është shenja më seksuale në zodiak. Besimi në vetvete dhe aftësia për të joshur është aq e madhe saqë arrin edhe në largësi të mëdha. Akrepat i hipnotizojnë të gjithë dhe kushdo mund të bjerë menjëherë në sharmin e tyre. / A.S-Dritare.net