Na ndiqni edhe në

Shenja Juaj

4 shenjat astrologjike më pa fat në dashuri!

4 shenjat astrologjike më pa fat në dashuri!

Pse dashuria nuk ju ngjit asnjëherë? Mos vallë bëni pjesë tek shenjat më pa fat? Zbuloni cilat janë ato.

Binjakët: Të pamaturit. Personat e kësaj shenje e kanë të vështirë të tregohen të matur dhe të arrijnë të marrin vendime. Këto gjëra i acarojnë tej mase personat që kanë në krah. Ata nuk e kanë me shumë dëshirë të afrohen me dike dhe karakteri i çon shpesh drejt problemeve në çift.

Akrepi: Të lodhshmit. Personat e kësaj shenje janë shumë të ndërlikuar për t’u menaxhuar në një lidhje. Ana e tyre strikte dhe karakteri i lodhshëm nuk iu pëlqen të gjithëve. Nga ana tjetër ata duan perfeksionin, cka nuk ekziston.

Ujori: Të lirët. Personat e kësaj shenje nuk janë bërë për historitë e mëdha të dashurisë pasi atyre nuk ju pëlqejnë të jenë të mbyllur. Për ta liria është shumë e rëndësishme. Nga ana tjetër karakteri i veçantë nuk i lë të krijojnë histori afatgjata. Ujorët preferojnë marrëdhëniet e një natë dhe jo ato të një jete.

Peshqit: Të ndjeshmit dhe naivët. Këto dy tipare i bëjnë personat e shenjës së peshqve të shkojnë në ndarje. Ata në fakt nuk janë shumë të vendosur dhe nuk kanë karakter. Ndonjëherë duhet të dish të thuash edhe jo dhe nuk duhet të besosh çdo gjë që të thuhet. /A.S-Dritare.net