Shengeni Ballkanik/ Tarifa: Drejtoria Rajonale për vendet e Ballkanit nuk është marrë fare me marrëveshjen
Dritare.net
Tarifa: Gjithçka është bërë e njohur mes tre individëve. As Ministria e Jashtme, as një rreth i gjerë ambasadorësh, as një rreth ekspertësh të rajonit, asnjë publik më i gjerë nuk janë informuar për çfarë po ndodh. Kjo mungesë e plotë informacioni ushqen skepticizëm tek unë. Unë e mora me habi një informacion që më dhanë sot se Drejtoria Rajonale për vendet e Ballkanit në Ministrinë e Jashtme nuk është marrë me këtë punë. Në çdo shtet serioz, çdo marrëveshje, 2-3, apo shumë palëshe do të kalonte në një proces të gjatë studimi, hartimi, përgatitje draftesh që do të miratoheshin paraprakisht, para se të përfundonte një marrëveshje. Ata që e bëjnë këtë janë specialistët e sistemit në Ministrinë e Jashtme. Ministria e Jashtme është institucioni që e përpunon politikën e jashtme të një vendi./ I.M-Dritare.net