Na ndiqni edhe në

Shëndet

Vaji që ju shpëton nga dhimbjet e stomakut!

Vaji që ju shpëton nga dhimbjet e stomakut!

Në rast se keni dhimbje stomaku dhe kërkoni një ilaç natyral që ta qetësojë ju duhet vaji i balsamit. Ky vaj është një melhem për të mbrojtur stomakun, thotë zonja Vera Çeço, eksportuese bimësh mjekësore. Në një bisedë me gazetaren Rudina Xhunga, zonja Vera tregon më shumë për vetitë e këtij vaji magjik.

“Vaji i balsamit është për dhimbjet në stomak. Është një melhem për të mbajtur stomakun pastër dhe ju qetëson në rast dhimbjeje. Nëse ju dhemb stomaku pini nga ky vaj, se e shëron. Është qetësues natyral, veç kamomilit, lule blinit, apo livandës. Përdoret për qetësim të aparatit tretës, sistemit nervor, kundër depresionit, plagëve nga djegia, sëmundjeve të lukthit, infeksioneve të kanaleve urogjenitale dhe qafës së mitrës.”, thotë zonja Vera.


Nëse doni të mësoni më shumë për bimët mjekësore nga lulja e murrizit, te trëndafili i egër dhe bari i majasëllit, ndiqni emisionin më poshtë!/K.C/dritare.net