Na ndiqni edhe në

Shëndet

Studimi: Ja pasojat që na lë gripi afatgjatë!

Studimi: Ja pasojat që na lë gripi afatgjatë!

Ashtu si Covid, gripi mbart rrezik të konsiderueshëm të sëmundjeve të vazhdueshme, thonë studiuesit.

Njerëzit që janë shtruar në spital me grip kanë një rrezik të shtuar të problemeve shëndetësore afatgjata, të ngjashme me ato me Covid, sugjerojnë të dhënat. Sipas studimit, simptomat e gripit më së shumti janë të përqendruara në mushkëri sesa ato të Covid-it, në të dyja rastet rreziku i vdekjes ishte më i madh pas infektimit, sesa në 30 ditët e para.

"Është shumë e qartë se gripi i cili zgjat më shumë se 3 ditë është më i keq Covidi", tha Dr Ziyad Al-Aly, një epidemiolog klinik i cili udhëhoqi kërkimin. Ai u motivua për të studiuar fenomenin pasi vëzhgoi shkallën e sëmundjes afatgjatë të përjetuar nga njerëzit që janë shëruar nga Covid.

"Pesë vjet më parë, nuk do të më kishte shkuar në mendje të shqyrtoja mundësinë e një gripi të gjatë. Por është një nga mësimet kryesore që na dha pandemia”, theksoi ai.

Për të hetuar, Al-Aly dhe kolegët analizuan të dhënat mjekësore nga 81,280 pacientë amerikanë që ishin shtruar në spital me Covid dhe 10,985 që ishin shtruar në spital me grip sezonal, duke i ndjekur ata për të paktën 18 muaj për të mësuar rreth rreziqeve të tyre të vdekjes, ripranimit në spital. Kërkimi, i publikuar në Sëmundjet Infektive, zbuloi se ndërsa pacientët me Covid përballeshin me një rrezik më të madh të vdekjes gjatë 18 muajve, të dy infeksionet mbartnin një rrezik të konsiderueshëm për paaftësi dhe sëmundje të vazhdueshme. Në të dyja rastet, më shumë se gjysma e vdekjeve dhe paaftësisë ndodhën në muajt pas infektimit në krahasim me 30 ditët e para. Dhe ndërsa simptomat e lidhura me gripin kishin më shumë gjasa të përqendroheshin në mushkëri, për shembull, gulçim ose kollë krahasuar me pacientët me Covid, të dy grupet ishin në rrezik më të madh, lidhur me problemet kardiovaskulare, gastrointestinale dhe neurologjike dhe simptomave apo organeve të tjera.

“Shumë njerëz mendojnë se kanë kaluar Covid-19 ose gripin pasi kanë dalë nga spitali. Por hulumtimi ynë tregon se të dy viruset mund të shkaktojnë sëmundje të gjata. Konceptimi i këtyre sëmundjeve si sëmundje akute është në të vërtetë vetëm maja e ajsbergut dhe eklipson numrin shumë më të lartë të rezultateve negative shëndetësore që ndodhin në fazën pas akute. Disa njerëz po përfundojnë me probleme serioze shëndetësore afatgjata. Ne duhet ta shohim këtë realitet dhe të ndalojmë infeksioneve virale dhe të kuptojmë se ato janë shtytësit kryesorë të sëmundjeve kronike”, tha Al-Aly.

Tani për tani, Al-Aly tha se gjëja më e rëndësishme ishte që të përpiqej të reduktonte rrezikun e shtrimit në spital nga këto sëmundje, përmes vaksinimit dhe ilaçeve antivirale./M.K-dritare.net