Na ndiqni edhe në

Shëndet

Studimi: Çfarë përjeton një grua në fazën e perimenopauzës dhe rreziku!

Studimi: Çfarë përjeton një grua në fazën e

Para menopauzës, një grua mund të përjetojë një sërë simptomash apo ndryshime emocionale si depresioni. Një studim i fundit vlerëson rrezikun e depresionit gjatë periudhës së mesme që njihet me termin (perimenopauzë), ku tregon se gratë në këtë faze mund të përballen me sfida të shëndetit mendor.

"Gjetjet tona tregojnë se sa mund të preket shëndeti mendor i grave në menopauzë gjatë kësaj kohe”, shprehet Aimee Spector, autorja e studimit.

Perimenopauza zakonisht ndodh rreth tre deri në pesë vjet para menopauzës, një ditë që shënon 12 muaj pa menstruacione dhe sinjalizon fundin e jetës riprodhuese të një gruaje. Faza kalimtare është një proces natyror që nxitet kur vezoret gradualisht ndalojnë së punuari, sipas Johns Hopkins Medicine. Gjatë kësaj kohe, nivelet e estrogjenit dhe progesteronit mund të luhaten, duke çuar në ndryshime të humorit, cikle menstruale të parregullta dhe simptoma të tjera si depresioni. Autorët kryen studimin i cili përfshiu gjithsej 9,141 gra, ku vlerësuan rrezikun e depresionit të diagnostikuar ose depresiv në faza të ndryshme të menopauzës. Autorët nuk gjetën një ndryshim të rëndësishëm për gratë në postmenopauzë krahasuar me gratë para menopauzës.

Faktorët kulturorë ose ndryshimet e stilit të jetesës janë përdorur për të shpjeguar simptomat depresive që gratë përjetojnë gjatë viteve para menopauzës, por të dhënat tregojnë se gjetjet nuk mund t'i atribuohen vetëm atyre faktorëve. Estrogjeni, është zbuluar se ndikon në metabolizmin e neurotransmetuesve si dopamina, norepinefrina, β-endorfina dhe serotonina, të cilat të gjitha kanë një rol në gjendjet emocionale, thanë autorët. Duke pasur parasysh këta faktorë rreziku, është e rëndësishme që mjekët të jenë të vetëdijshëm që gratë që kalojnë në menopauzë mund të përjetojnë simptoma depresive.

Kjo është veçanërisht e nevojshme nëse ato kanë pasur probleme të mëparshme me humorin, si depresioni ose me hormonet, në fazat para menstruacioneve ose pas lindjes.

"Depresioni është një sëmundje kronike që zakonisht përsëritet gjatë gjithë jetës. Ne e dimë se këto episode nëse nuk trajtohen mund të bëhen gjithnjë e më të rënda”, tha Rebecca Thurston e cila nuk ishte e përfshirë në studim.

Evidentimi i këtyre simptomave mund të jenë të dobishme, lidhur me tratimin, shprehet Thurston, psikolog që trajton depresionin tek gratë që janë në moshën e mesme. Një studim i mëparshëm zbuloi se ndërgjegjja dhe terapia konjitive e sjelljes mund të jenë një trajtim efektiv për simptomat jofizike që lidhen me menopauzën./M.K-dritare.net