Na ndiqni edhe në

Shëndet

Pse alkooli zmadhon zemrën dhe të çon në fund tragjik, flet mjeku Qirko!

Pse alkooli zmadhon zemrën dhe të çon në fund tragjik,

Mjeku kardiolog, Spiro Gjiko për Dritare TV ka komentuar rreziqet që i sjell alkooli zemrës, duke dëmtuar po ashtu edhe mëlçinë.

Gjiko tha alkooli dëmton forcën tkurrëse të zemrës por edhe enët e gjakut, duke sjellë ndërlikime më madhore, siç është edhe ajo që quhet ndryshe ‘zemra e kaut’.

Ndër të tjera, mjeku shprehet se alkooli bën që mëlçia të dhjamoset dhe ngushtimi i venave të gjakut.

“Tek ne alkooli është problem, pasi dëmton zemrën dhe bën atë që quhet zemra e kaut. Zemra tkurret shumë ngadalë dhe s’ka fuqi, të çon drejt fundit tragjik. Nuk dëmton vetëm forca tkurrëse, funksioni por edhe enët e gjakut. Veç dëmtimeve të zemrës, një nga ndërlikimet më madhore është diabeti. Rritja e acideve yndyrore, trigliceridet dëmtojnë dhe mëlçinë, ndaj duhen marrë masa. Enët e gjakut kanë po ashtu shumë rëndësi se ushqejnë trurin. Kurrë nuk duhet harruar prekja e arterieve të këmbëve të cilat mund të ngushtohen nga obezitet, po ashtu edhe mëlçia mund të dhjamoset. Është jetike. Nga analizat duhet të shihni dhe bilancin në gjak”, tha ai. /Dritare.net