Nga dhimbja e fytit tek djersitja, ja 8 simptoma të mundshme të Omicron!
Dritare.net
Sipas një studimi të Afrikës së Jugut, disa shenja janë më të zakonshme tek pacientët që janë infektuar me Omicron. Për këtë mutacion, siç vë në dukje edhe një raport nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar, humbja e shijes dhe nuhatjes është më e rrallë.
Ekzistojnë të paktën tetë simptoma që mund të tregojnë një infeksion të variantit Omicron të koronavirusit. Për të thënë se është një studim i Afrikës së Jugut i kryer në 78 mijë raste që lidhen me mutacionin. Sipas studiuesve, këto tetë simptoma përfshijnë dhimbje koke, dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës, rrufë dhe dhimbje të fytit.
Por duke përfshirë edhe teshtitjet, djersitjet gjatë natës, dhimbjet e muskujve dhe lodhjen e tepërt. Gjithashtu një raport i Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar, i publikuar më 14 janar dhe i bazuar në analizën e rreth 180 mijë rasteve të Omicron dhe 88 mijë me Delta, tregon se disa simptoma janë më të shpeshta tek të infektuarit me variantin Omicron. Bazuar në përgjigjet e disa pacientëve për simptomat e tyre, doli, për shembull, se dhimbjet e fytit janë më të shpeshta tek ata të infektuar me Omicron, me 53% kundrejt 34% të Deltas.
Lidhur me transmetueshmërinë e variantit Omicron, një raport i Institutit Kombëtar Japonez për Studimin e Sëmundjeve Infektive tregon se faza "maksimale" e përhapjes virale do të ndodhte shumë më vonë se për variantet e tjera. Raporti thekson se transmetueshmëria maksimale e Omicron, u vu re 3-6 ditë pas fillimit të simptomave ose diagnozës së sëmundjes. Për variantet e tjera, kulmi i ngjitjes virale u identifikua dy ditët para fillimit të simptomave dhe 3 ditët pas fillimit të sëmundjes./Skytg24/M.T/dritare.net