
Dhjami i barkut rrit rrezikun për t’u sëmurë rëndë nga Covid-19/ Ja 10 mënyra për ta hequr qafe!
Dritare.net
Nga The Telegraph
Largimi i dhjamit nga barku është shumë i vështirë për t’u bërë. Dhe kjo mund të rrisë edhe rrezikun për të kaluar një Covid-19 më të rëndë, sipas një studimi të fundit të shkencëtarëve. Sipas studimit rreziku për të kaluar kovid të rëndë rritet me 75%. Studiuesit italianë zbuluan se dhjami shtesë rreth stomakut i vë pacientët me koronavirus në rrezik më të madh për të zhvilluar komplikime serioze, krahasuar me yndyrën e përgjithshme të trupit, e cila nuk duket se përkeqësonte ashpërsinë e virusit. Po kjo çon dhe në probleme të tjera shëndetësore duke përfshirë diabetin Tipi 2, presionin e lartë të gjakut dhe sëmundjet kardiovaskulare.
Për shkak të jetës sedentare, punës stresuese, ose konsumimi i alkoolit, ëmbëlsirave dhe shumë brumërave, dhjami rreth barku grumbullohet lehtësisht. Por ne ju sjellim 10 mënyra të thjeshta për ta hequr qafe.
Si të shpëtoj nga dhjami i barkut?
1. Pini më pak alkool! Nëse doni të zvogëloni shpejt dhjamin në bark, këshillohet që të hiqni plotësisht alkoolin nga dieta juaj. Nëse kjo ju duket e rëndë, atëherë reduktoni masën. Pini vetëm dy gota në darkë dhe mos konsumoni çdo ditë.
2. Hani ushqime më shumë proteina!
3. Mundohuni të reduktoni edhe stresin! Stresi bën që trupi të krijojë dhjamë sepse shkakton çlirimin e hormonit të stresit (kortizol), i cili rrit oreksin tuaj. Dalja në natyrë ose meditimi mund t’ju ndihmojë për të zvogëluar ankthin.
4. Mos hani shumë ushqime me sheqer!
5. Tregoni nëse jeni të ndjeshëm ndaj ushqimit! Njerëzit shpesh kanë ndjeshmëri ushqimore që nuk adresohen për vite me radhë. Nëse mendoni se mund të vuani nga një alergji, tregojani mjekut tuaj që ai t’ju çojë te një dietolog. Nëse keni alergji ndaj qumështit, glutenit, atëherë të dyja këto çojnë në inflamacion të zorrës. Nëse tregoni se keni alergji ndaj një ushqimi, atëherë mund të humbni peshë më kollaj dhe do të keni humor më të mirë.
6. Bëni ushtrime, ngrini pesha të rënda! Trajnimi i rezistencës, i njohur gjithashtu si ngritje peshe është i rëndësishëm për përmirësimin dhe ruajtjen e masës muskulore. Ndihmon gjithashtu për të rritur metabolizmin, që do të thotë që trupi juaj djeg dhjamin edhe pasi keni ulur peshat, informon dritare.net
7. Flini shumë! Nëse nuk flini dot atëherë mënyrat më të thjeshta për të përmirësuar cilësinë e gjumit janë: Mos shikoni televizor deri vonë dhe bëni yoga para gjumit!
8. Hani peshk të yndyrshëm çdo javë! Acidet yndyrore Omega-3 vonojnë plakjen dhe luftojnë sëmundjet degjenerative. Por që ta dini dhe ju, ngrënia e peshkut yndyror është mënyra më e mirë për humbjen e peshës (natyrisht, kur shoqërohet me një dietë të ekuilibruar dhe ushtrime të rregullta).
9. Zëvendësoni yndyrat e gatimit (gjalpë, vaj ulliri, luledielli, misri) me vajin e kokosit!
10. Hani shumë fibra të tretshme! Studimet tregojnë se kjo lloj fibre ndihmon të humbni peshë!/Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net

















