Na ndiqni edhe në

Shëndet

Alarm/ Këto janë shenjat e tiroides, që ju po i injoroni!

Alarm/ Këto janë shenjat e tiroides, që ju po i injoroni!

Shumë njerëz kanë një sërë problemesh me tiroiden dhe e kanë të vështirë që ta mbajnë nën kontroll. Dritarja e Doktorit ishte pranë mjekut endokrinolog Thanas Fureraj në ambientet e QSUT, për të mësuar më tepër rreth shenjave të para të mungesës ose tepricës së hormonit tiroide.

Sipas specialistëve të mjekësisë dieta e shëndetshme, mënyra e jetesës dhe aktiviteti fizik janë një fillim i mirë. Periudha e dimrit është ndër më të vështirat për personat që vuajnë nga hipoteroza, vishen shumë trashë, flasin ngadalë, veprojnë si të plogësht, kanë lëkurë të ashpër, të thatë, djersijnë dhe më të shumtën e kohës janë të mërzitur ose të stresuar pa arsye./M.T/dritare.net