Na ndiqni edhe në

Shëndet

9 mënyra si të largoni alergjitë!

9 mënyra si të largoni alergjitë!

Alergjitë janë shumë të përhapura, sidomos në këtë periudhë. Rreth 20% e të gjithë njerëzve në botë janë alergjikë, dhe 6% prej tyre kanë alergji nga ushqimet. Në këtë artikull, do t'ju tregojmë disa mënyra se si të shpëtoni nga alergjitë. Ja disa këshilla të dobishme se si shmangni alergjitë pa marrë shumë ilaçe.

Zëvendësoni lentet me syze

Nëse keni probleme me shikimin dhe mbani lente, është më mirë t’i zëvendësoni ato me syze. Lentet mund të shkaktojnë tharjen e lëngut të syrit nëse ju i mbani ato gjatë gjithë kohës, ndërkohë në këtë periudhë sidomos nëse vuani nga alergjitë stinore, është mirë të p[ërdorni syzë.

Përdorni ujë të distiluar

Fshini çdo ditë hundën dhe gojën me ujë të distiluar. Kështu ju do e bëni më të lehtë frymëmarrjen.

Bëni një dush dhe lani rrobat sa herë shkoni në shtëpi

Në trupin tuaj, rrobat dhe këpucët, ka shumë pluhur. Pluhuri është një ndër faktorët kryesor që shkakton alergji. Kjo është arsyeja pse kur të ktheheni në shtëpi, duhet të bëni direkt një dush dhe të lani rrobat sa më shpejt të jetë e mundur.

Thani rrobat brenda shtëpisë

Tharja e rrobave në ballkon është një ide shumë e keqe, sepse bakteret që mund të marrin rrobat, shkaktojnë alergji sapo t'i veshim, prandaj thani rrobat brenda shtëpisë ose edhe në një ballkon të mbyllur me xhama.

Ajrosni shtëpinë pas shiut

Është shumë mirë të ajrosni shtëpinë pas shiut. Pluhuri është në mëngjes, në mot me erë, dhe para një stuhie, është i përhapur gjatë gjithë kohës.

Kontrolloni produktet e kozmetikës

Shampot me ekstrakte mjalti ose qumështi dhe xheli i dushit nëse janë bimorë mund të shkaktojë një reaksion alergjik. Pra, kini kujdes me produktet kozmetike që blini.

E përdorni kondicionerin në makinë dhe hapni xhamat?

Mos hapni xhamat e makinës nëse keni ndezur kondicionerin. Sepse kur ju ndizni kondicionerin, makina ka disa filtra efikase që largojnë pluhurat.

Pastroni më shpesh shtëpinë

Nëse pastroni dhomën çdo ditë, alergjitë do të kenë më pak mundësi për tu përhapur. Është shumë mirë të hiqni të gjitha tapetat që mund të mbledhin pluhur, flokë e të gjitha këto mbetje të tilla. Përdorni pastruesit efikas për të pastruar në mënyrë perfekte.

Ka disa njerëz që janë alergjikë ndaj ushqimeve. Ju duhet të konsultoheni me një specialist për të gjetur se cilat ushqime duhet dhe nuk duhet të konsumoni./dritare.net