
Atentat në Tiranë/ Qëllohen 4 persona, midis tyre dy të mitur!
Dritare.net
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Lundër, Tiranë. Ende nuk dihen për momentin detaje dhe rrethanat e ngjarjes.
Sipas njoftimit të policisë janë plagosur katër persona, midis tyre dy të mitur, 11 vjeç dhe 17 vjeç.
Në spitalin e Traumës, kanë shkuar të plagosur me armë zjarri nga Lundra, shtetasit Arenc Stafa, 34 vjeç, dhe një 17 vjeçar, të cilët janë të dëmtuar në dorë dhe krah, 11 vjeç dhe Kian Mullaj, 19 vjeç, të cilët janë futur në sallën e operacionit. 11 vjeçari, ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Njoftimi i policisë
Më datë 17.04.2025, rreth orës 21:50, në spitalin e Traumës, kanë shkuar dyshohet të plagosur me armë zjarri në Lundër, shtetasit A. S., 34 vjeç, K. M., 19 vjeç, dhe dy të mitur të moshës rreth 11 vjeç dhe 17 vjeç.
Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Për këtë ngjarje do të kemi informacion më të zgjeruar pas sqarimit të plotë të rrethanave të rastit./K.C/dritare.net

















