Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sezoni i ri/ Ja çfarë pritet të ndodhë në televizionet shqiptare!

Sezoni i ri/ Ja çfarë pritet të ndodhë në
Sezoni i ri televiziv gjithmonë shoqërohet me surpriza. Kjo është koha e duhur kur moderatorët lëvizin nga një ekran në tjetrin. Edhe në këtë shtator pritet që emra të njohur të medies, të prezantojnë projektet e tyre në televizione të ndryshme. Deri më tani është përfolur për disa risi, pak nga të cilat janë të konfirmuara.  Ne në dritare.net kemi bërë një përmbledhje se cilat do të jenë ndryshimet në këtë sezon të ri.

Ilda Bejleri, pas një bashkëpunimi disavjeçar me Dixhitalb, nuk do të jetë më pjesë e tij. Ajo në këtë sezon të ri, nuk do të prezantojë më Supersportin, por një tjetër emision sportiv. Bejleri do të jetë sërish pjesë e Top Media, duke  kaluar te Top Channel, ndërsa nuk dihet konkretisht projekti i ri i saj.

Mëngjesi në Ora News, nuk do të nisë më me Dajana Shabanin dhe Besmir Metanin. Sezoni i ri i “Ditë e Re” në “Ora News”, do të jetë nën drejtimin e  Arjola Shehut dhe Kelvi Kadillit.

Brisilda Shehaj, ish-drejtoresha e tatimeve, këtë sezon do të marrë një post televiziv.  Shehaj, do të jetë drejtoresha e re e programacionit në Ora News.

Marina Vjollca, sezonin e kaluar nuk ishte e pranishme në ekran. Mirëpo, në këtë shtator pritet që që rikthehet në TvKlan, ku do të prezantojë emisionin e humorit,  Dublex.

Këtij projekti përflitet gjithashtu t'i bashkohet edhe Olsi Bylyku.

Bes Kallaku, nuk dihet ende nëse do të jetë më pjesë e TvKlanit, ndërsa kolegu i tij, Erion Isai dha dorëheqjen nga "Be coffe", për shkak të detyrës së re, si kryebashkiak i Kolonjës.

Ermal Mamaqi nuk dihet nëse do të vijojë edhe këtë sezon emisionin e tij "Xing me Ermalin". Zërat në median online, thonë se Mamaqi do të largohet, për t'iu dedikuar projektit të tij më të ri, filmit "I love Tropoja".

Gjithashtu shumë surpriza priten në dy televizionetv informative, News 24 dhe Ora News. Ndërsa në shtator hyn në tregun televiviz Euronews Albania, televizioni mbarëkombëtar informativ, drejtoreshë e të cilit do të jetë gazetarja e njohur Ilva Tare./L.Fdritare.net