Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Seno Fishta për videoskandalin me personazhet publike: Gjykojnë ata që i kanë ëndërr këto gjëra dhe s'munden t'i realizojnë!

Seno Fishta për videoskandalin me personazhet publike: Gjykojnë ata

Ish-banori i Big Brother VIP, Seno Fishta i ftuar në emisionin „Intervista e Ditës" në Dritare TV u bën thirrje shqiptarëve të mos i kryqëzojnë personazhet publike të përfshira në videoskandal. Sipas tij, dënimin duhet ta marrë ai që filmoi dhe publikoi videot.

"Nëse kompozitori Adrian Hila e ka bërë atë filmim me dijeni, mendoj që duhet të marrë dënimin e merituar. Nëse e ka bërë dikush tjetër, prapë dënimin duhet ta marrë ai që e ka bërë regjistrimin", tha Fishta. Ai shtoi se personazhet në video janë të rritur dhe nuk kanë bërë asgjë të jashtëligjshme.

Sipas tij, autori i regjistrimit dhe publikimit duhet të marrë "një dënim maksimal, për të bërë shembull edhe për të tjerët që filmojnë pa dijeninë apo pa dëshirën e personit tjetër".

Fishta u kërkoi protagonistëve ta përballojnë situatën me forcë dhe të dalin publikisht. Sipas tij, kështu do t'u japin kurajë edhe të tjerëve. "Ka shumë vajza që shantazhohen me video ose foto, e disa i kanë dhënë edhe fund jetës. Këta duhet të tregojnë forcë që jeta vazhdon", tha ai.

Ish-banori i Big Brother VIP mendon se femrat gjykohen më ashpër se burrat dhe se duhen mbështetur më shumë. "Mentaliteti ynë është që femrat gjykohen më shumë. Fundja nuk kanë bërë asgjë të keqe", u shpreh ai.

Fishta u ndal edhe te komentet vulgare në rrjete sociale. Sipas tij, ata që gjykojnë më ashpër janë shpesh ata që "i kanë ëndërr këto gjëra dhe s'munden t'i realizojnë".

Në fund, ai pati një mesazh për publikun: "Vazhdoni të dashuroni, mos dhunoni dhe mos i kryqëzoni. Është jeta e gjithsecilit. Thjesht mos u bëni maniakë të filmoni të tjerët."/dritare.net