
Rusia vendos ambasador në Shqipëri drejtuesin e sigurisë së informacionit
E Martë 19 Nëntor 2019, 17:05
Dritare.net

Para emërimit në Shqipëri, Mihail Yurevich Afanasjev ishte drejtori i Departamentit të Informacionit në Ministrinë e Punëve të Jashtme Ruse.
Afanasjev ka udhëhequr disa reforma për forcimin e sigurisë të informacionit dhe teknologjisë në Ministrinë e Jashtme ruse.
Njohës i gjuhës angleze dhe franceze, Mihail Yurevich Afanasjev ka qenë këshilltar në Ambasadën e Rusisë në Paris në vitet 1995 – 1999, ndërsa në 1993 – 1994 ka qenë drejtor i Departamentit për Afrikën dhe Lindjen e Mesme në Ministrinë e Jashtme.
Mbërritja e ambasadorit të ri është pasqyruar edhe në faqen e Ambasadës së Rusisë në Tiranë, por pa dhënë shumë detaje mbi karrierën e tij diplomatike./K.C/dritare.net

















