Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rikthehet pas 13 vitesh Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar

Edicioni i 14-të i Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar rikthehet pas 13 vitesh mungesë, duke rikthyer në Tiranë një prej ngjarjeve të rëndësishme të jetës kulturore dhe kinematografike në vend.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja, ka bërë të ditur rikthimin e festivalit, i cili do të zhvillohet nga 3 deri më 12 shtator në Tiranë.

Festivali synon të sjellë së bashku brezat e kineastëve, duke promovuar trashëgiminë e filmit shqiptar dhe krijimtarinë e re.

Edicioni i 14-të do të shërbejë gjithashtu si një homazh për mjeshtrit e kinematografisë shqiptare dhe si një hapësirë për prezantimin e veprave dhe zërave të rinj të kinemasë shqiptare./L.F-dritare.net