Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rikthehet Dea e Butrintit, objekti muzeal i shtohet pasurisë së sitit antik

hhhhfhfhf.PNG

Dea e Butrintit rikthehet në shtëpi, Rama: Pasurohet thesari i trashëgimisë sonë kulturore


Dea e Butrintit është rikthyer në Butrint, duke iu shtuar sërish pasurisë muzeale dhe trashëgimisë kulturore të sitit antik.

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook, publikoi edhe pamje nga rikthimi i objektit muzeal.

“Me lajmin e bukur të rikthimit të Deas së Butrintit në shtëpinë e saj, duke pasuruar edhe më shumë thesarin e historisë dhe trashëgimisë sonë kulturore, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkroi Rama.