Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rezarta Shkurta tregon gabimin më të madh të jetës

Rezarta Shkurta tregon gabimin më të madh të jetës
Rezarta Shkurta përmes disa postimeve në Instastory, ka treguar gabimin më të madh që ka bërë në jetë.

Ajo ka postuar një foto në Instastory, me filtrat e Snapchat, dhe shfaqet me pircing. Mamaja e saj, e cila e shikon në postime të ndryshme, mendon se ajo e ka shpuar vërtet hundën.

“Shënim për mamin: E di që ma kontrollon Instagramin...Qetësohu!!! Nuk e kam shpuar  vërtetë hundën.", shkruan Rezarta.

Pas këtij postimi e ëma i ka shkruar duke i thënë se, nuk e ka lënë mendja të bëjë diçka të tillë.

Rezarta e ka postuar përgjigjen në Instagram dhe shkruan se gabimi i saj më i madh që ka bërë në jetë, ishte t’i hapte mamit Instagram.

“Gabimi më i madh që kam bërë në jetë... I kam hapur mamit Instagram. Ju që jeni ende në kohë, mos e bëni, ju lutem”, shkruan Rezarta./E.B-dritare.net