I ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Panit”, Renato Mekolli ka zbuluar disa detaje në lidhje me jetën e tij private. Rrallëherë ndodh që Renato të zbulojë diçka private për jetën e tij, por edhe këtë herë kanë qenë pyetjet e fëmijëve që kanë bërë që ai të zbulojë diçka më shumë për jetën personale Njëra nga pyetjet që e ka vënë në “siklet” Mekollin ka qënë : - “Cila ka qenë e dashura e parë dhe kur e ke puthur për herë të parë?,- që ishte edhe pyetja e drejtpërdrejtë e Uejsit. Renato Meklolli përgjigjet më një “O Zot i madh”. Më tej Mekolli vazhdoi të tregojë më shumë për jetën personale dhe për të dashurën e parë dhe për femrën që ka puthur për herë të parë.
Ai është shprehur se:- “Për herë të parë e kam puthur në shkollë, quhet Blerina Bakia…” , dhe ai thotë gjithashtu se Blerina tashmë është e martuar me dikë tjetër në Amerikë dhe se ai e ka puthur vetëm në faqe.K.Ç/Dritare.net