Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rekord pasagjerësh në Rinas/ Rama: 1.7 milionë vetëm në gusht

Aeroporti i Tiranës vijon të thyejë rekorde me fluksin e pasagjerëve. Kryeministri Edi Rama ka publikuar shifrat më të fundit të trafikut, duke theksuar rritjen e fortë të numrit të udhëtarëve gjatë muajit gusht dhe rekordin e regjistruar më 17 gusht.

" Vijojnë shifrat e larta në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, me 1.717 milion pasagjerë të përpunuar vetëm gjatë këtij muaji, deri më 27 gusht.
Rekord më 17 gusht, kur aeroporti përpunoi 60,291 pasagjerë dhe 326 fluturime brenda një dite të vetme.
Edhe gjatë muajit korrik Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka përpunuar afro 1.65 milion, 28.1% më i lartë se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Në raportin e saj të prillit 2026 për trafikun aeroportual, organizata europiane e aviacionit civil e renditi sërish Tiranën si aeroportin me rritjen më të shpejtë mujore në kategorinë e aeroporteve të mëdha.", shkruan Rama./K.C/dritare.net