Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Referendumi në Turqi/ Erdogan shpall fitoren, opozita e refuzon procesin

Referendumi në Turqi/  Erdogan shpall fitoren, opozita e refuzon procesin
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka dalur në një konferencë për mediat duke falendëruar popullin turk dhe duke shpallur fitoren e referendumit.

“Shpresoj se ky votim do të na sjell të mira. Populli, rreth 25 milionë votues kanë votuar për ‘Po’, numër ky për 1,5 milionë më shumë se të tjerët. Vota e 16 prillit ka treguar se populli ka votuar për një të ardhme më të mirë. Populli ka bërë një ndryshim të sistemit 200 vjeçar. Kjo do të jetë reforma më e madhe në histori”, ka deklaruar Presidenti Erdogan.

Nga ana tjetër ka pasur edhe një reagim nga opozita, ku Partia Republikane Popullore ka refuzuar rezultartin dhe ka deklaruar se do të kërkojë rinumrim të votave në mbi 60% të kutive të votimit.

“Bordi i Lartë Elektoral ka lejuar mashtrime në këtë referendum”, ka thënë zëvendëskryetari i CHP-së, Bulent Tezcan, në një deklaratë të tij për media në Ankara./ dritare.net