Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Receta/ Si të përgatisni petulla të shkrifëta, këtë pasdite me shi!

Receta/ Si të përgatisni petulla të shkrifëta,
Për shumë njerëz petullat janë ushqimi më i mirë dhe në një ditë si kjo, me shi, shijojnë akoma më shumë.

Shefat britanikë tregojnë sekretin për të përgatitur petullat më mira për ju dhe familjen tuaj. Janë petullat që çdokush do të donte t’i provonte të paktën njëherë.

Përbërësit:

1 banane

1 vezë

1 gotë miell (rreth 200g)

½ lugë çaji sodë buke

1 gotë qumësht (rreth 300ml)

1 majë lugë çaji kripë

Gjalpë (ose vaj kokosit për skuqje)

Përgatitja:

Qëroni bananen, prejeni në feta dhe shtypeni me një pirun derisa të bëhet një masë pureje. Më pas shtoni miellin, vezën, sodën e bukës, qumështin dhe kripën.

Përziejini mirë, derisa përbërësit të kombinohen plotësisht. Është mirë që brumi të lihet mënjanë për rreth 1 orë para se të përdoret.

Vendosni një tigan me gjalpë ose vaj në zjarr. Kur yndyra ka shkrirë, shtoni pak nga brumi i petullave. Skuqini për rreth 2-3 minuta nga të dyja anët. Mund t’i shërbeni me boronica, feta molle, ose mjalt sipas dëshirës./dritare.net