Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Raporti/ Ja kush është qyteti më i ndotur në Shqipëri!

Gjatë prezantimit për gjendjen e mjedisit në vendin tonë, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit Julian Beqiri, bëri me dije se qyteti më i ndotur në vend është qyteti i Tiranës, e ndërsa pas tij janë qytetet e Fierit, Lushnjës dhe Lezhës.

“Fier, Lushnje, Lezhe 3 qytete në rang vendi potencialisht të ndotura, AKM ka dhënë edhe rekomandimet përkatëse. Grimca e pluhurit problematike. Tirana vazhdon të jetë qyteti më i ndotur në rang vendi. Shfaqet problematik edhe Korça (vetëm periudhe dimri, shkaku ngrohja me dru zjarri). Pas cilësisë së ajrit, zhurmat janë niveli i 2-të i riskut për shëndetin publik. Tirana më problematikja; ditën 17.23% më lartë se norma e lejuar, natën 24.91% më lart se norma e lejuar. Detet kanë përmirësim të dukshëm edhe pse 5 pika ende janë problematike. Problem është ende mungesa e informimit dhe infrastrukturës nga pushteti vendor. Lumenjtë dhe liqenet nuk kanë ndryshim nga 2015. Bashkitë kanë ende një punë të dobët, pavarësisht ndarjes së re territoriale, në drejtim të ndotjes e menaxhimit të mbetjeve”, tha Beqiri.