Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama-Serbisë: S’mund të bësh funeral shtetëror për një kasap

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me mënyrën e përcjelljes së Ratko Mlladiçit, të cilin e cilësoi si “kasapin e Ballkanit”.

Duke folur për raportet e Serbisë me Bashkimin Europian, Rama tha se raste të tilla tregojnë pse Beogradi duhet të jetë në tryezën europiane dhe të përballet drejtpërdrejt me standardet dhe kërkesat e vendeve anëtare.

“S’mund të bësh funeral shtetëror për një kasap”, u shpreh Rama, duke kundërshtuar njëkohësisht idenë e izolimit të Serbisë.

Kryeministri e përshkroi Serbinë si një “lloj kafshe shumë interesante dhe të çuditshme në xhunglën e Ballkanit Perëndimor”.

Sipas tij, Europa duhet ta mbajë Serbinë të përfshirë në tryezë, në mënyrë që t’i kërkojë llogari dhe t’i bëjë të qarta standardet që duhet të respektojë.

Rama e lidhi këtë qëndrim me vizionin e tij për zgjerimin gradual të Bashkimit Europian, ku vendet kandidate afrohen me strukturat europiane, ndërsa njëkohësisht përmbushin kriteret dhe përballen me kërkesat politike të vendeve anëtare.

“Kjo është qasja ime dhe duhet të ndodhë tani”, përfundoi kryeministri./L.F-dritare.net