Rama: Qiellin e Shqipërisë gjatë Samitit të NATO-s do ta mbrojnë dronët “Made in Albania”
Dritare.net

Shqipëria do të përdorë teknologji të prodhuar brenda vendit për sigurinë e hapësirës ajrore gjatë Samitit të NATO-s në Tiranë. Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se mbrojtja e qiellit do të garantohet me dronë inteligjentë “Made in Albania”, ndërsa paralajmëroi edhe afrimin e një sistemi të avancuar kundërajror për Forcat e Armatosura.
“Siç e kemi premtuar, mbrojtja e qiellit në samitin e NATO-s, ku do të jetë edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara që e dini vetë ju se si mbrohet nga qielli e nga toka e nga Marsi e nga Hëna, mbrojtja e qiellit do të bëhet me dronë superinteligjentë të prodhuar këtu në Shqipëri, “Made in Albania”. Ashtu si kundër tanimë jemi gati, kemi bërë edhe porosinë edhe për mbrojtjen më të sofistikuar kundërajrore, të cilën do ta ketë shumë shpejt edhe Shqipëria”, tha Rama./K.C/dritare.net