Rama poston videon e gazetarit: Flamingot duan një Shqipëri më të mirë, sorrat kërkojnë dhunë dhe kaos
Tuesday 30 June 2026, 21:09
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas zhvillimeve të fundit politike dhe protestave, duke përdorur një metaforë për të dalluar, sipas tij, qytetarët që mbështesin paqen dhe zhvillimin nga ata që nxisin dhunë dhe tensione.
"Flamingot dhe sorrat me korbat i ndan pikërisht hendeku që ndan paqen me dhunën! Të parët duan që Shqipëria të jetë më e mirë, më e drejtë, më e pastër, ndërsa të dytët e duan Shqipërinë shesh për horrllëk, dhunë, pisllëk… Flamingot do ta kenë atë që kërkojnë, kurse dështakëzemërakët e kores së zezë të kësaj proteste, do marrin atë që meritojnë sorrat dhe korbat.", shkruan Rama./K.C/dritare.net