Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama vizitë në Pashaliman, finalizohet marrëveshja për prodhimin e anijeve luftarake!

1782811178_pashaliman.jpg

Kryeministri Rama është ndalur përgjatë kësaj të marte në Vlorë. Rama vizitën e parë në qytetin bregdetar e ka zhvilluar në Orikum, ku në bazën e Pashalimanit është finalizuar marrëveshja për prodhimin e anijeve luftarake. Marrëveshje kjo mes qeverisë shqiptare dhe një firme italiane, që do të prodhojë në Pashaliman anije ushtarake.


Marrëveshja e bashkëpunimit është ndërmjet shoqërisë shqiptare KAYO sh.a. dhe gjigantit italian të ndërtimit të anijeve Fincantieri, në bazë të së cilës Shqipëria do të prodhojë në Pashaliman mjete lundruese, fillimisht për nevojat e Forcave të Armatosura dhe më pas për eksport në tregjet ndërkombëtare, duke e pozicionuar vendin si një qendër të re prodhuese në rajon.


Pas finalizimit të kësaj marrëveshjeje, në shtator pritet që të ndryshojë në total baza e Pashalimanit. Nga një bazë ushtarake, aty do të realizohen një sërë investimesh në infrastrukturë, duke e kthyer këtë në një vend prodhimi të anijeve luftarake për brenda dhe jashtë vendit.